Që nga fundi i viteve ’80, Dukagjini ka ndërtuar një rrugëtim që përfshinë media, botime, ndërtim, teknologji dhe edukim. Çdo hap ka qenë gur themeli në ndërtimin e një grupi me ndikim në ekonominë dhe shoqërinë kosovare.
Ky është rrugëtimi ynë – një rrëfim i guximit, vizionit dhe përkushtimit shumëvjeçar.
1987
Themelimi i Shtypshkronjës
Dukagjini
Në një periudhë të vështirë për sipërmarrjen private, themelohet Shtypshkronja Dukagjini, një nga nismat më të guximshme të asaj kohe.